acmilanfans
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
acmilanfans

These is a Clubs Forum
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Liga e Kampionve: 3 ndeshje Premier Lig-SERIA-A

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LiLi




Numri i postimeve : 218
Join date : 15/12/2008

Liga e Kampionve: 3 ndeshje Premier Lig-SERIA-A Empty
MesazhTitulli: Liga e Kampionve: 3 ndeshje Premier Lig-SERIA-A   Liga e Kampionve: 3 ndeshje Premier Lig-SERIA-A Icon_minitimeFri Dec 19, 2008 7:41 am

Kampioni i Anglisë dhe Evropës, Manchester United, do të ketë përballë Interin në rundin e parë eliminues të Ligës së Kampionëve, derisa nga përballjet tjera mjaft atraktive do të jenë edhe Chelsea – Juventus dhe Real Madrid – Liverpool.
Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka nxjerrë kampionin e Premierligës përballë kampionët të Serie A, duke plotësuar kështu dëshirën e trajnerit të nerazurëve, Jose Mourinhos. Interi do të luajë ndeshjen e parë si vendës, ndërsa Manchesteri do të jetë nikoqir në ndeshjen e kthimit.

Nga përballjet e 16-shes së fundit të Ligës së Kampionëve do të kemi edhe dy përballje tjera mjaft interesante Premierligë - Serie A, Chelsea-Juventusit dhe Arsenal-Roma.

Të dyja ekipet angleze do të jenë nikoqir në ndeshjet e para, ndërsa italianët do t’i presin anglezët në ndeshjet e kthimit

Ekipi i katërt anglez, Liverpooli, do të ketë po ashtu një kundërshtar të vështirë përballë, kampionin e Spanjës, Real Madrid.

Tri ekipet tjera spanjolle, nuk do kenë punë shumë të vështirë. Lideri i ligës, Barcelona, llogaritet si favorit ndaj kampionit të Francës, Lyonit, derisa Villarreali do ta ketë më së lehtë përballë grekëve të Panathinaikos. Atletico Madridi do të përballet me Porton.

Përballje të vështirë nuk do të ketë as kampioni i Bundeligës, Bayern Munich, që do të ndeshet me ekipi portugez, Sportig Lisbona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Liga e Kampionve: 3 ndeshje Premier Lig-SERIA-A
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Juventus ka më shum tifoz ne SERIA A
» Murinho dëshiron të rikthehet në Premier Lig
» Benitez: Reina është më i miri në Premier League
» Bnezema: Më pëlqen liga Spanjolle

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acmilanfans :: Lajmet MIX :: Lajme Futboll-
Kërce tek: