acmilanfans
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
acmilanfans

These is a Clubs Forum
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Juventusi mban hapin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LiLi




Numri i postimeve : 218
Join date : 15/12/2008

Juventusi mban hapin Empty
MesazhTitulli: Juventusi mban hapin   Juventusi mban hapin Icon_minitimeSun Dec 21, 2008 10:07 am

Një ndeshje e bukur është zhvilluar në “Stadio Atleti Azzurri d'Italia” të Bergamos ndërmjet Atalantës dhe Juventusit, ku skuadra mysafire ka shënuar fitore komode me rezultat 3-1.

Golin e parë në ndeshje e shënoi kapiteni i bardhezinjve, Alessandro Del Piero (30’). Ky ishte goli i njëzet i Del Pieros këtë vit, i cili me këtë gol shpallet golashënuesi më i mirë për vitin 2008 në Serie A.

Në minutën e 38-të, mbrojtësi Nicola Legrottaglie e dyfishoi epërsinë pas një krosimi nga këndi të ekzekutuar nga Del Piero, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Me të filluar pjesa e dytë (48’), lojtari i porsa inkuadruar në lojë, veterani Christian Vieri, ngushtoi epërsinë në 2-1. Pas këtij goli skuadra vendasi mori zemër dhe dominoi një pjesë të lojës, mirëpo duke mos arritur të barazonte.

Nga ana tjetër, Juventusi shënoi edhe golin e tretë me anë të Amaurit (82’), pas një krosimi të Marchionit nga gjuajtja e lirë. Ky ishte goli i nëntëmbëdhjetë i Amaurit për vitin 2008, me ç’rast mbetet një gol pas partnerit të tij në sulm Del Piero dhe një gol para sulmuesit të Interit Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shënuar tetëmbëdhjetë gola gjatë vitit që po e lëmë pas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Juventusi mban hapin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acmilanfans :: Lajmet MIX :: Lajme Futboll-
Kërce tek: