acmilanfans
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
acmilanfans

These is a Clubs Forum
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Toptan: Shqipria meriton të jetë antare e NATOS

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LiLi




Numri i postimeve : 218
Join date : 15/12/2008

Toptan: Shqipria meriton të jetë antare e NATOS Empty
MesazhTitulli: Toptan: Shqipria meriton të jetë antare e NATOS   Toptan: Shqipria meriton të jetë antare e NATOS Icon_minitimeWed Dec 24, 2008 12:28 pm

Ashtu siç ju premtova gjatë vizitës tuaj në Turqi një vit më parë, Turqia njohu Kosovën, ratifikuam Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe iu përgjigja ftesës tuaj për këtë vizitë zyrtare në Tiranë. Me këto fjalë kryetari i Asamblesë së madhe Kombëtare të Turqisë, Koksal Toptan ju drejtua kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli në takimin e zhvilluar sot në selinë e Kuvendit të Shqipërisë.
Përpara takimit të dy delegacioneve, Toptan dhe Topalli zhvilluan një takim të shkurtër kokë më kokë pa praninë e medias dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit.

Duke vlerësuar si shumë thelbësor rolin pozitiv të Shqipërisë në paqen dhe stabilitetin rajonal, Toptan tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një kontribut shumë i rëndësishëm jo vetëm për rajonin por edhe për paqen në kuptim më të gjerë.

Ne e dimë, tha Toptan, se Shqipëria ka ecur shumë përpara ka bërë reforma të mëdha dhe reflekton stabilitet të fortë politik dhe ekonomik. “Për të gjithë këtë progres Shqipëria meriton të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO. Po ashtu besojmë se shumë shpejt ju do të jeni anëtarë të Bashkimit Evropian”.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ndërkaq, bëri të ditur se investimet direkte turke kanë shënuar gjatë këtyre viteve të fundit një shifër rekord prej 860 milionë euro nga 135 milionë euro që kanë qenë në 2005.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Toptan: Shqipria meriton të jetë antare e NATOS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Scolari: Ronaldo meriton Lojtarin e Vitit
» Ancelotti: Beckhami do të jetë i rëndësishëm për Milanin
» Kush do të jetë golashënuesi më i mirë në Serie A

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acmilanfans :: Lajme :: Lajme Rajon-
Kërce tek: