Futbollisti i Villarrealit, Marcos Senna, e ka mbështetur Manchester Cityn, duke deklaruar se është i gatshëm t’i bashkohet klubit në muajin e ardhshëm.
Menaxheri i klubit, Mark Hughes, u raportua se është interesuar për shërbimet e Senna dështimit të marrë shërbimet e Lassana Diarra.
“Dëgjova për Cityn dhe jam i ngazëllyer me interesimin e tyre. Premierliga është një ligë e madhe dhe jam i interesuar për këtë sfidë”, ka thënë Senna.
“Është ca e komplikuar pasi duhet ta lëshoj Villarrealin gjatë një sezoni shumë të mirë dhe duhet një ofertë e madhe nga City për t’u larguar, por nuk është e pamundur”, ka shtuar braziliani me nënshtetsi spanjolle.