Skuadra e Bayern Munichut ka arritur marrëveshje me sulmuesin kroat Ivica Olic, i cili do t’u bashkëngjitet kampionëve gjermanë në fund të këtij sezoni, ndërsa kohëzgjatja e kontratës së tij është tre vjet.
Menaxheri i bavarezëve për transfere, Uli Hoeness, u ka dhënë fund spekulimeve duke thënë për faqen zyrtare të klubit se Bayerni ka arritur marrëveshje për ta transferuar lojtarin e Hamburgut në Allianz Arena verën që vjen.
“Kemi arritur marrëveshje. Ndërsa tani duhet të kryhen vetëm disa formalitete në lidhje me kontratën”, ka thënë Hoeness.