Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, thotë se David Beckham mund ta shndërrojë Milanin në një skuadër sfiduese për Scudetto.
“Padyshim se Beckham do t’u japë atyre vlera shtesë. Të gjithë e dinë se çfarë teknike ka ai, ndërsa për aq sa di unë, mund të them se, përveç vlerave si futbollist, ai është edhe një person i jashtëzakonshëm”.
“Kohëve të fundit ai ka qenë në presion, mirëpo ka arritur të japë maksimumin nga vetja dhe i ka bindur të gjithë për kualitet që ka”.
“Milani ende është në garë për Scudetto, ndërsa Beckahm i bën Rossonerët shumë më kërkues”, ka thënë ikona e Zonjës së Vjetër.
Postuar: 16:44 / 9 Janar '09 | RSS