acmilanfans
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
acmilanfans

These is a Clubs Forum
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ndërkombtarët vodhen 400 miljon euro në Kosov

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LiLi




Numri i postimeve : 218
Join date : 15/12/2008

Ndërkombtarët vodhen 400 miljon euro në Kosov Empty
MesazhTitulli: Ndërkombtarët vodhen 400 miljon euro në Kosov   Ndërkombtarët vodhen 400 miljon euro në Kosov Icon_minitimeThu Dec 18, 2008 8:05 am

Një ë grup i përbashkët hetimor nga Autoriteti i BE-së kundër Korrupsionit dhe Mashtrimit, i përbërë edhe nga hetues të Kombeve të Bashkuara dhe Policia Financiare e Italisë ka hulumtuar 50 raste të dyshuara për korrupsion dhe mashtrim parash.

Në dymbëdhjetë raste është dëshmuar veprimtari kriminale, thuhet ne raportin e fshehte të këtij grupi hetimor. Në 27 raste janë konstatuar parregullsi të procedurave dhe shkelje të rregullave të Kombeve të Bashkuara.

2, 3 miliardë euro të tatimpaguesve evropianë janë derdhur në rindërtimin e Kosovës që nga viti 1999. Kjo do të thotë se BE-ja në Kosovë ka investuar më shumë para se në çdo vend tjetër, jashtë Bashkimit Evropian. Deri në vitin 2011 BE do të derdhë në Kosovë edhe një miliardë euro të tjera.

Dy raporte të pavarura, një i BE-së dhe tjetri i OKB-së paralajmërojnë se korrupsioni dhe mashtrimi në Kosovë janë përditshmëri. Sipas këtyre raporteve një pjesë e madhe e parave ka humbur kanaleve të errëta.

“OKB ka lejuar korrupsionin dhe mashtrimin. Miliona pa numër të tatimpaguesve nga vende të BE-së janë vjedhur pa gjurmë, kurse fajtorët shëtisin të lirë", citon Die Welt zëdhënësen e Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Evropian, Ingre Gressle.

Sipas raportit, keqpërdorim dhe vjedhje janë bërë edhe gjatë rindërtimit dhe investimeve në Aeroportin e Prishtinës. Manipulimet janë bërë kryesisht gjatë shpalljes se tenderëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndërkombtarët vodhen 400 miljon euro në Kosov
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mungesa e ujti rezzikon prodhimin e energjis ne KOSOV
» 2.5 Milion euro për puntorët
» Juve do të ofrojë 75 milionë euro për Messin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acmilanfans :: Lajme :: Lajme-
Kërce tek: