acmilanfans
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
acmilanfans

These is a Clubs Forum
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Piloti-Nuk jam kualifikuar të ateroj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LiLi




Numri i postimeve : 218
Join date : 15/12/2008

Piloti-Nuk jam kualifikuar të ateroj Empty
MesazhTitulli: Piloti-Nuk jam kualifikuar të ateroj   Piloti-Nuk jam kualifikuar të ateroj Icon_minitimeThu Dec 18, 2008 8:22 am

Piloti e mori vendimin pasi që mjegulla e dendur ia zvogëloi dukshmërinë në 700 metra në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, dhe u ka thënë udhëtarëve se nuk ishte i trajnuar sa duhet për të aterruar aeroplanin në kushte të tilla.

Prandaj, ai fluturoi 300 milja prapa në aeroportin e Cardiff, edhe pse ishte nisur vetëm pak orë më parë.

Udhëtarja 29-vjeçare, Cassandra Grant, e cila pagoi 220 funte për biletën e kompanisë Flybe, tha: "Jemi njëzet minuta larg Parisit, ka thënë kapiteni, 'Ata janë duke kërkuar nivelin e dytë të kualifikimit dhe unë e kam vetëm nivelin e pestë. Na duhet të kthehemi mbrapsht?’.

Kompania ajrore Flybe i qëndroi prapa pilotit të vet, i cili ka përvojë mbi 30-vjeçare.

Përderisa Autoriteti i Aviacionit Civil ka shtuar: “Ai ka bërë gjënë e duhur. Nëse do të aterronte në Paris ai do të mund të arrestohej. Kjo punë nuk është sikur të vozitësh një automjet me të cilin mund të ndalesh dhe të shikosh në ndonjë doracak"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Piloti-Nuk jam kualifikuar të ateroj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acmilanfans :: Fun :: Fun-
Kërce tek: