acmilanfans
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
acmilanfans

These is a Clubs Forum
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 NBA - San Antonio Fiton Serish

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ZerO.o




Numri i postimeve : 5
Join date : 15/12/2008
Age : 29

NBA - San Antonio Fiton Serish Empty
MesazhTitulli: NBA - San Antonio Fiton Serish   NBA - San Antonio Fiton Serish Icon_minitimeMon Dec 15, 2008 9:01 am

NBA: San Antonio fiton sërish
San Antonio Spurs ka mposhtur Oklahoma City Thunder me rezultat 109-104 për të shënuar kështu fitoren e gjashtë radhazië dhe për të marrë kreun e Divizionit Jugperëndimor.

Tim Duncan ka shënuar 20 pikë dhe 12 kërcime për San Antonion, që udhëhoqi me 26 pikë në çerekun e dytë, para se Oklahoma City të ngushtojë diferencën në vetëm 5 pikë në fund të ndeshjes.

Tony Parker shënoi 22 pikë dhe realizoi 7 asistime, ndërsa një rol të rëndësishëm pati edhe Manu Ginobili, i cili pasoi tek Duncan për të shënuar dhe për të nxjerrë një gjuajtje të lirë në 28 sekondat e fundit të ndeshjes, kur Oklahoma kishte ngushtuar rezultatin në dy pikë.

Me këtë fitore San Antonio ngjitet mbi New Orleans dhe Houston në Divizionin Jugperëndimor.

Për Oklahoma Cityn, që ka rekordin më të keq në ligë me vetën dy fitore dhe 23 humbje, kjo ishte humbja e shtatë me radhë. Jeff Green shënoi 33 pikë dhe Kevin Durant kontribuoi me 28 pikë dhe 13 kërcime për mysafirët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NBA - San Antonio Fiton Serish
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acmilanfans :: Lajmet MIX :: Lajmet V.I.P-
Kërce tek: