“Nuk mendoj se klubi do të blejë, nuk mendoj as se klubi do të shesë. Kjo është skuadra ime dhe këta janë lojtarët e mi”, ka thënë Scolari.
“Duhet të punoj më me ngulm dhe duhet të gjej zgjidhjen për këtë situatë. Duhet të shoh vendosjen e një lojtari në pozita të ndryshme ose të krijoj pozita më të veçanta për një lojtar në disa ndeshje. Por e di se kam nevojë të mendoj vetëm për ekipi tim, jo për lojtarë të ri”, ka shtuar braziliani.