Klubi francez Olympique Marseille raportohet se është duke përgatitur një ofertë të madhe për mesfushorin e Barcelonës, Seydou Keita.
Siç shkruan El Mundo Deportivo, klubi i kapitenit Lorik Cana është duke planifikuar një harxhim masiv në afatin kalimtar të verës, dhe në listën e dëshirave të klubit francez është edhe Keita.
Keita kaloi në Barcelona gjatë kësaj vere dhe është i lidhur me Nou Camp deri në vitin 2012, por kjo nuk do ta ndalojë Marseillen të bëjë përpjekje për të marrë shërbimet e tij.