acmilanfans
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
acmilanfans

These is a Clubs Forum
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Messi: Në 2009 i dua të gjithë titujt

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LiLi




Numri i postimeve : 218
Join date : 15/12/2008

Messi: Në 2009 i dua të gjithë titujt Empty
MesazhTitulli: Messi: Në 2009 i dua të gjithë titujt   Messi: Në 2009 i dua të gjithë titujt Icon_minitimeWed Dec 31, 2008 2:30 pm

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, ka një synim të qartë për vitin e ri, ai dëshiron që ky vit të jetë më i miri në jetën e tij duke i fituar tri tituj.

Trofeu i vetëm për Messi në vitin 2008 ishte medalja olimpike në Pekini 2008 me kombëtaren argjentinase. Messi në vitin që po lëmë
prapa nuk fitoi asnjë trofe me Barcelonën, por këtë dëshiron ta bëjë në vitin e ri.

“Në vitin 2009 dëshiroj t’i fitoj të gjithë titujt. Për mua të tri garat janë të rëndësishme. Mendoj se edhe viti 2008 ishte i mirë, por si çdo sportist mund të dëshiroj vetëm tituj”, ka thënë Messi.

“Janari do të jetë një muaj vendimtar për Copa del Rey. Po ashtu pres shumë edhe nga Liga e Kampionëve. Kjo është një garë në të cilën secili futbollist dëshiron të marrë pjesë”.

“Do të ishte gabim të mendojmë se titulli i La Ligës tashmë është në duart tona. Është e saktë se kemi një avantazh të mirë, por kjo do të thotë se duhet të jemi të kujdesshëm deri në fund të sezonit dhe të mos lëshojmë”, ka shtuar argjentinasi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Messi: Në 2009 i dua të gjithë titujt
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Messi: Mos e eliminoni Realin
» Messi-E eliminon Realin
» Guardiola: Messi kur nuk është ankuar
» Messi: Guardiola e ka ndryshuar Barcelonën
» Messi: Lyoni nuk është kundërshtar i lehtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acmilanfans :: Lajmet MIX :: Lajme Futboll-
Kërce tek: