Messi: Mos e eliminoni Realin
Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, refuzon ta heqë nga gara për titull kampionin aktual të Spanjës Real Madridin.
Messi së bashku me Eto’o ishin golashënues në fitoren prej 2-0 të së shtunës ndaj Realit, e cila e forcoi Barcelonën në maje të tabelës me 12 pikë epërsi ndaj kampionit në fuqi.
“Jam i lumtur për tri pikët, pasi kjo na përforcon në krye të tabelës. Ishte një ndeshje e vështirë por arritëm të fitojmë falë angazhimit të palodhshëm. Sidoqoftë, nuk duhet ta harrojmë Madridin pasi sigurisht se do të jetë diku lart në fund të sezonit”, ka thënë Messi