Menaxheri i Real Madridit, Juande Ramos, ka thënë se klubi do të jetë më konkurrent pasi të përforcohet edhe me dy-tri lojtarë të rinjPas Krishtlindjeve disa prej futbollistëve të lënduar do të kthehen dhe do të sjellim edhe dy-tri përforcime të reja. Qëllimi im primar është t’i rikthej futbollistët e lënduar në lojë”, ka thënë Ramos.
“Mendoj se do të jemi një ekip më ndryshe kur ata do të rikuperohen, kemi një përbërje mjaft të fuqishme e cila mund të jetë konkurruese në Ligën e Kampionëve dhe Primera Divizion”.
“Duhet të forcohemi me një anësor të djathtë dhe një mesfushor për lidhje. Klubi punon në këtë drejtim dhe shpresojmë se shumë shpejt do të arrijnë edhe futbollistët e rinj”, ka shtuar spanjolli.