Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ёshtё i gatshёm tё harxhojё para tё mёdha pёr tё sjellё njё sulmues tё ri nё Emirates.
Sipas Mail on Sunday, qё i referohet disa burimeve nga klubi, Wengeri ёshtё i gatshёm t’i japё fund ndjekjes sё tё rinjve dhe tё harxhojё para tё mёdha nё afatin kalimtar tё janarit.
Wenger thuhet se i ka tё gatshme 20 milionё funte pёr t’i harxhuar nё njё sulmues me pёrvojё, qё do tё mund tё zёvendёsonte Emmanuel Adebayor, e ardhmja e tё cilit vazhdon tё jetё e dyshimtё.
Roque Santa Cruz ishte lojtari me tё cilin Arsenali u lidh gjatё verёs, kur Adebayor pritej t’i bashkohej Barcelonёs.
Pavarёsisht interesimit nga Manchester City, sulmuesi i Blackburnit ka bёrё tё qartё se do tё dëshironte njё klub qё gjendjet nё pjesën e sipërme tё tabelës dhe lufton pёr tituj, siç ёshtё Arsenali.