acmilanfans
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
acmilanfans

These is a Clubs Forum
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Izraeli lëshon raketa në Gaza

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LiLi




Numri i postimeve : 218
Join date : 15/12/2008

Izraeli lëshon raketa në Gaza Empty
MesazhTitulli: Izraeli lëshon raketa në Gaza   Izraeli lëshon raketa në Gaza Icon_minitimeSun Dec 21, 2008 3:23 am

Mjekët palestinezë deklaruan sot se shpërthimi i një rakete izraelite kishte shkaktuar vdekjen e një militanti palestinez në veri të Rripit të Gazës, vetëm një ditë pas përfundimit të armëpushimit mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, që mban nën kontroll Gazën që nga qershori i kaluar, njofton Reuters.

Raketa kishte pasur si objektiv një grup militantësh në qytetin verior Beit Lahija, me ç’rast një militant është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Armëpushimi mes Izraelit dhe organizatës radikale islamike, Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës, përfundoi zyrtarisht të premten.

Edhe përpara skadimit të afatit të armëpushimit, mbi territoret në jug të Izraelit ishte qëlluar në mënyrë të përsëritur nga Rripi i Gazës. Ndryshe nga Izraeli, Hamasi nuk pranon zgjatjen e armëpushimit. SHBA-të dhe Kombet e Bashkuara u bënë thirrje palëve të ruajnë qetësinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Izraeli lëshon raketa në Gaza
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acmilanfans :: Lajme :: Lajme-
Kërce tek: