Kobe Bryant ka shënuar 36 pikë për t’i sjellë fitoren prej 105-96 ekipit të Los Angeles Lakers në ndeshjen përballë Memphis Grizzlies, në të cilën për herë të parë u përballën edhe dy vëllezërit Pau dhe Marc Gasol.
Dyshja spanjolle kishin luajtur kundër njëri-tjetrin në miqësore dhe në stërvitje të kombëtares së Spanjës, por të hënën ishte përballja e parë e tyre me karakter garues.
Vëllai më i vjetër, Pau, ekipi i të cilit doli fitues, shënoi 15 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime për Lakers, në rikthimin e tij në Memphis, ish-klubin e tij para se t’i bashkohet Los Angelesit në shkurt.
Marc, për të cilin ku është sezoni i parë në NBA, shënoi tetë pikë dhe shtatë kërcime për Memphis Grizzlies.