Anësori i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se Pep Guardiola e ka ndryshuar skuadrën katalanase, mirëpo ka pohuar se edhe Frank Rijkaard ka qenë trajner i shkëlqyer.
“Guardiola e ndërroi skuadrën. Ardhja e tij na ndihmoi që të bëhemi më të mirë”.
“Mirëpo edhe Rijkaard ka qenë trajner i shkëlqyer. Dallimi i vetëm është sa i përket rezultateve të cilat i shfaqëm nën udhëheqjen e tij vitet e fundit”, ka thënë Messi duke shtuar se Blaugranët do të vazhdojnë me këtë paraqitje edhe në vitin 2009.
“Pas nesh janë skuadrat të cilat kanë kualitet të lartë. Valenca, Sevilla, Villarreali dhe Real Madridit mund të reagojnë në çdo moment. Kështu që duhet të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të njëjtë dhe kurrë të mos e shikojmë diferencën në pikë që e kemi”, është shprehur argjentinasi.