acmilanfans
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
acmilanfans

These is a Clubs Forum
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Një rugë kryesore në Prishtin do ta mbaj emrin e presidentit Bush

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LiLi




Numri i postimeve : 218
Join date : 15/12/2008

Një rugë kryesore në Prishtin do ta mbaj emrin e presidentit Bush Empty
MesazhTitulli: Një rugë kryesore në Prishtin do ta mbaj emrin e presidentit Bush   Një rugë kryesore në Prishtin do ta mbaj emrin e presidentit Bush Icon_minitimeWed Dec 24, 2008 12:30 pm

Qeveria e Republikës së Kosovës, në shenjë falënderimi për angazhimin dhe përkrahjen e Kosovës, propozoi të mërkurën që një rrugë kryesore në qendër të Prishtinës të mbajë emrin e presidentit të SHBA-ve, George W. Bush.
Në hapje të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se ky vit ka qenë vit i sukseseve të mëdha të Kosovës, vit i vendimeve historike dhe i kurorëzimit të aspiratave shekullore të popullit të Kosovës, vit i Kushtetutës moderne, vit i njohjeve të mëdha të Kosovës.

“Ky është vit i instalimit të qeverisjes së mirë, investimeve të mëdha dhe i funksionalizimit të sundimit të ligjit”, ka vlerësuar ai.

Në mbledhjen e 48 të Qeverisës së Kosovës u diskutua dhe më pas u miratua nisma e Ministrisë së Arsimit, për kthimin e trurit në Kosovë me emrin “Skema e Fondit të Trurit”.

Qeveria e Kosovës ka identifikuar nevojën për përmirësim të punësimit me personel që posedon kualifikime të larta, deficitare për shërbimin publik, u tha me këtë rast. Për këtë qëllim për vitin 2009 Qeveria ka ndarë një fond prej 1 milion euro.

Po ashtu kabineti qeveritar ka miratuar Strategjinë për integrimin e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas në Republikën e Kosovës 2009-2015 dhe Strategjinë kundër korrupsionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një rugë kryesore në Prishtin do ta mbaj emrin e presidentit Bush
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» George Bush dot arrim suksese ne Afganistan

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acmilanfans :: Lajme :: Lajme-
Kërce tek: