acmilanfans
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
acmilanfans

These is a Clubs Forum
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Krasniqi e vlerson si vit të sukseshem 2008-ën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LiLi




Numri i postimeve : 218
Join date : 15/12/2008

Krasniqi e vlerson si vit të sukseshem 2008-ën Empty
MesazhTitulli: Krasniqi e vlerson si vit të sukseshem 2008-ën   Krasniqi e vlerson si vit të sukseshem 2008-ën Icon_minitimeWed Dec 24, 2008 12:31 pm

Legjislativi i vendit e vlerësoi vit shumë të rëndësishëm dhe të suksesshëm 2008-ën, megjithë angazhimet e mëdha që ka kërkuar nga institucionet vendore. Në takimin e fundvitit me gazetarë kryeparlamentari Jakup Krasniqi veçoi të arriturat kryesore për këtë vit.
“Të arriturat kryesore padyshim kanë qenë shpallja e pavarësisë, miratimi i simboleve të shtetit dhe i Kushtetutës, formimi i institucioneve përkatëse kushtetuese, njohja e Republikës së Kosovës nga 53 shtete anëtare të OKB-së dhe promovimi i shtetit demokratik të Kosovës” tha Krasniqi.

Përbërja aktuale e Kuvendit me 17 shkurt shpalli pavarësinë e Kosovës. Me 9 prill ka miratuar Kushtetutën, ndërsa gjatë vitit janë miratuar 91 ligje, 52 prej të cilëve janë nga pakoja Ahtisaari.

Kryeparlamentari fokusoi edhe bashkëpunimin me institucionet tjera, sidomos: kryetarin dhe kryeministrin si dhe mbikëqyrjen që ka zhvilluar legjislativi ndaj institucioneve tjera.

Sidoqoftë, Parlamenti ka qenë edhe shënjestër kritikash, përfshirë edhe ato si nga opozita ashtu edhe shoqëria civile, sidomos për mos reagimin e duhur ndaj gjendjes në veri të vendit, ku nuk zbatohet ligjet e miratuara nga Kuvendi. Krasniqi pranoi se çdo institucion përfshirë Kuvendin ka përgjegjësitë e veta për çdo pjesë të Kosovës megjithatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Krasniqi e vlerson si vit të sukseshem 2008-ën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Del Piero konkurron për golashënuesin e vitit 2008
» Wenger: 2008-ta nuk ishte një vit i mirë për Arsenalin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acmilanfans :: Lajme :: Kosovë-
Kërce tek: