Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Klaus Allofs, ka pranuar se skuadra e tij dëshiron ta transferojë sulmuesin e Bayern Munichut, Lukas Podolski, mirëpo ai është i bindur se bavarezët preferojnë t’ia shesin gjermanin 1. FC Kölnit.
“Ne kemi bërë shumë tentativa për ta transferuar atë, mirëpo mundësitë janë të mëdha që ai të shkojë në drejtim të Kylnit”, është shprehur Allofs për “Bild”.
Edhe pse drejtuesit e Bayernit vazhdojnë me deklarata se Poldi nuk është në shitje, statusi i tij nën regjimin e Jurgen Klinsmanit ka bërë që sulmuesi të kërkojë largimin nga kampionët gjermanë.
Shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e Podolskit, mirëpo mundësia më e madhe është që ai t kthehet te skuadra e cila e bëri të famshëm, 1. FC Cologne.