Mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, nuk do të përballet me sanksionet e ‘Football Association’ për shkak të përfshirjes në një zënkë me ç’rast ishte arrestuar.
Të hënën në orët e hershme të mëngjesit, Steven Gerrard ishte arrestuar nga policia për shkak të sulmit ndaj një DJ-i në një klub në Southport.
Mirëpo, Gerrard, i cili ka qëndruar vetëm disa orë në polici, nuk do të dënohet nga FA, kështu që ai mund të luajë në miqësoren të cilën e zhvillon Anglia kundër Spanjës me 11 shkurt.