Lideri i tabelës së La Ligës, Barcelona, duket se do të fitojë garën për të marrë shërbimet e yllit të Coritiba, Keirrison.
Siç shkruan Sport, Barca ka rënë në kontakt me kompaninë e autorizuar për regjistrimin e Keirrison, Traffic, dhe do të nënshkruajë me sulmuesin e ri në fund të sezonit.
Derisa bisedimet po vazhdojnë me Samuel Eto'o rreth kontratës së re, Presidenti Joan Laporta, ka bërë plane pasigurie duke u interesuar për shërbimet e Keirrison.
Braziliani i ri po ashtu është duke u kërkuar nga Valencia dhe Real Madrid, por Laporta është i bindur se do të fitojë nënshkrimin me lojtarin falë raporteve të mira me kompaninë Traffic.