acmilanfans
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
acmilanfans

These is a Clubs Forum
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Juventus do ta shesë Buffonin për Messin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Lirjan
Vizitor
Anonymous



Juventus do ta shesë Buffonin për Messin Empty
MesazhTitulli: Juventus do ta shesë Buffonin për Messin   Juventus do ta shesë Buffonin për Messin Icon_minitimeSun Jan 04, 2009 2:52 am

Juventusi e ka marrë me shumë seriozitet transferimin e superyllit të Barcelonës, Lionel Messi, saqë drejtuesit e Zonjës së Vjetër llogarisin shitjen e Gianluigi Buffonit për të siguruar shërbimet e argjentinasit.

Edhe pse disa nga mediat italiane e kishin përshkruar si një “ëndërr të parealizueshme” planin e Bianconerëve për blerjen e Messit, duket se kjo ëndërr mund të bëhet realitet.

“Tuttosport” njofton se drejtuesit e Juves janë duke planifikuar shitjet e portierit më të mirë në botë, Gianluigi Buffon, për të grumbulluar paratë e nevojshme për blerjen e lojtarit të Barcës.

Barcelona e konsideron Messin të vlefshëm 75 milionë euro, mirëpo në kontratën e tij shkruan se nëse ndonjë skuadër dëshiron ta blejë atë, atëherë duhet të paguajë 150 milionë euro.

Pasanikët e Manchester Cityt janë të gatshëm t’i ofrojnë 100 milionë euro Juventusit për portierin italian dhe në këtë mënyrë bardhezinjtë do t’i shfrytëzonin këto para për ta blerë Messin- pa dyshim njëri nga lojtarët më të mirë në botë.

Presidenti i Juves, Giovanni Cobolli Gigli, është duke menduar për transferimin e argjentinasit, pasi që familja Agnelli që janë sponsorë të Juves po bëjnë presion për blerjen e Messit.

Mirëpo, problemi i vetëm që do ta pengonte një lëvizje të tillë janë tifozët e Zonjës së Vjetër. Në bazë të një sondazhi, 52% e tifozëve dëshirojnë ta mbajnë Buffonin dhe nuk dëshirojnë sakrifikimin e tij për Messin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Juventus do ta shesë Buffonin për Messin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Humbjet rekord të Abramovich mund ta detyrojnë ta shesë Chelsean
» Juve do të ofrojë 75 milionë euro për Messin
» Juventus ka më shum tifoz ne SERIA A
» Giovinco: Do të bëhem më i miri te Juventus
» Pessotto: Juventus do ta mposhtë Chelsean

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acmilanfans :: Lajmet MIX :: Lajme Futboll-
Kërce tek: