acmilanfans
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
acmilanfans

These is a Clubs Forum
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Valencia dhe Villarreali ndajnë pikёt

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Getoari
Vizitor
Anonymous



Valencia dhe Villarreali ndajnë pikёt Empty
MesazhTitulli: Valencia dhe Villarreali ndajnë pikёt   Valencia dhe Villarreali ndajnë pikёt Icon_minitimeSun Jan 11, 2009 4:35 am

Me njё fillim dhe fund mjaft rrёqethёs dhe me ndarje pikёsh ka përfunduar derbi spanjoll mes Valencias dhe Villarrealit nё

Mestalla, ndeshje qё solli plot gjashtё gola, 3-3.
Vendasit kaluan nё epërsi qё me fillimin e ndeshjes, me golin e Baraja (1’), ndërsa David Villa dyfishoi rezultatin pas 10 minutash. Pjesa e parё u mbyll ashtu siç filloi, por kësaj here mysafirët arritën tё barazojnë nё çastet e fundit me anё tё Fuentes.

Pjesa e dytё filloi mё ndryshe, duke mos sjellё asnjë gol nё 30 minutat e para. Por fundi i saj ishte mё ndryshe. Llorente solli golin e barazimit pёr Villarrealin duke shёnuar 14 minuta para fundit tё ndeshjes (76’). Por vendasit rikthyen avantazhin pas tre minutash me anё tё Edu (79’).

Njё penalti e akorduar pёr Villarrealin dhe e shndërruar nё gol nga sulmuesi italian Giuseppe Rossi, gjashtë minuta para fundit të ndeshjes, vulosi fatin e saj dhe ndau pikёt pёr dyja ekipet nё derbin e sotëm.

Ky rezultat zbret Valencian nё vendin e tretё tё tabelës sё La Ligёs, me 34 pikё. Sevilla, qё fitoi mё herët ndaj Deportivos, ngritet nё vendin e dytё me 35 pikё, ndërsa Villarreali do tё mbajё vendin e gjashtё me 30 pikё, sa edhe Atletico Madrid, qё ёshtё njё vend mё lartё, dhe Deportivo, qё ёshtё njё mё poshtё.

Postuar: 0:02 / 11 Janar '09 | RSS
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Valencia dhe Villarreali ndajnë pikёt
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
acmilanfans :: Lajmet MIX :: Lajme Futboll-
Kërce tek: