Sipas “El Mundo Deportivo” fituesi i ”Topit të Artë”, Ronaldo, ka dështuar të tregojë formë të mirë që nga fillimi i këtij sezoni, sidomos në Ligën e Kampionëve, derisa Messi ka shkëlqyer, dhe kjo mund t’i kushtojë portugezit me mosfitimin e çmimit të FIFA-s.
Në të dy anketimet e realizuara nga France Football dhe FIFPro, portugezi ka kryesuar, ndërsa argjentinasi e ka zënë vendin e dytë, ndërsa spekulohet se në anketën e FIFA-s (që do të bëhet publike më 12 janar të vitit të ardhshëm) renditja do të jetë anasjelltas.
Nëse Messi e fiton çmimin e Lojtarit më të mirë të zgjedhur nga FIFA, në moshë 21-vjeçare, do të jetë lojtari i dytë më i ri te Barcelona që e ka fituar këtë çmim, pas brazilianit Ronaldo, i cili e ka fituar çmimin kur ishte 20-vjeçar.