Gazeta gjermane "Bild" njofton se kriza financiare globale mund ta detyrojë pronarin e Chelsat, Roman Abramovich, që ta shesë skuadrën londineze.
Gazeta në fjalë njofton se si pasojë e rënies së kursit të aksioneve, pasuria e biznesmenit rus ka rënë nga 16.7 miliardë euro në 2.3 miliardë euro.
Që nga vjeshta e vitit 2008, Abramovich i ka zvogëluar shpenzimet e Chelseat në minimum, ndërsa njëri nga opsionet për të dalë sadopak nga kriza është që ta shesë skuadrën blu.