Trajneri i ri i Mbretërve, Juande Ramos, dëshiron të krijojë një skuadër, e cila do të bazohet te lojtarët e rinj, ndërsa ky veprim e dëshmon një gjë të tillë.
“Marca” njofton se Parejo, i cili ishte huazuar këtë verë të QPR, që nesër do t’u bashkëngjitet Los Merengues në stërvitje.
Mësohet se Parejo do ta zë vendin e Ruben De La Red, i cili do të mungojë gjithë sezonin. Së shpejti pritet edhe nënshkrimi me Lassana Diarran, kështu që Ramos nuk do të ketë probleme me mesfushën.