Djajtë e Kuq nuk kishin punë të vështirë të vijnë deri tek fitorja në këtë ndeshje, duke fituar me rezultat 5-3 dhe duke siguruar vendin në rundin e ardhshëm.
Rezultati u hap pas 28 minutash lojë, kur pas një harkimi nga këndi të Ryan Giggs, Nemanja Vidic shënoi me kokë. Para fundit të pjesës së parë, Cristiano Ronaldo dyfishoi epërsinë për United, po ashtu me një gol me kokë të harkuar sërish nga Giggs.
Rrjetat ishin të qeta deri në minutën e 74-të, kur filluan një varg golash. Së pari Gamba Osaka ngushtoi rezultatin me anë të Yamazaki, por një minutë më pas Wayne Rooney shtoi sërish epërsinë për United (75’).
Daren Fletcher çoi në 4-1 rezultatin pas tre minutash të tjera (78’), ndërsa nuk vonoi shumë dhe Rooney sërish gjeti golin e dytë të tij dhe të pestin për United (79’).
Në pesë minutat e fundit të ndeshjes kampioni aziatik shënoi dy gola, së pari nga pika e bardhë me anë të Endo (85’) dhe pastaj me anë të Haxhimoto në çastet e fundit të ndeshjes (90’).
Të dielën Manchesteri do të luajë në finale me ekipin nga Ekuadori, Liga de Quito .